Federata kroato-myslimane, një prej dy entiteteve që përbëjnë Bosnje-Hercegovinën, njoftoi se do të rifillojë administrimin e vaksinës antiCOVID-19 AstraZeneca, pas garancisë së marrë nga Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA), njoftuan mediet rajonale.

Entiteti kishte pezulluar vaksinën AstraZeneca këto ditët e fundit, në mënyrë të ngjashme me rrugën e ndjekur nga disa vende europiane.

Dhjetë mijë doza të vaksinës i janë dhënë Federatës kroato-myslimane të Serbisë dhe do të administrohet fillimisht tek personeli shëndetësor.

Bosnje-Hercegovina, si vendet e tjera të rajonit, pret furnizimet e vaksinave në kuadër të programit Covax International.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb