Më shumë se 30 000 persona kanë humbur punën në Bosnje-Hercegovinë për shkak të pandemisë dhe mijëra të tjerë mund të kenë të njëjtin fat, raportoi agjencia kroate e lajmeve, HINA duke cituar informacione nga media lokale boshnjake.

Sipas të dhënave nga Zyra e Statistikave të Bosnje-Hercegovinës, në Federatën Boshnjako-kroate, një nga dy entitetet që përbëjnë vendin e vogël ballkanik, më shumë se 23 000 punëtorë u pushuan nga pranvera e kaluar deri në 20 korrik, ndërsa në Republikën Srpska pak më shumë se 9 000 persona humbën punën e tyre.

”Sidoqoftë, shifrat e vërteta mbi të papunët e rinj mund të jenë shumë më të larta, pasi punëdhënësit në vendin e Ballkanit jo gjithmonë regjistrojnë rregullisht numrin e punëtorëve dhe nuk paguajnë kontribute”, shkruan HINA.

Banka Botërore ka parashikuar se deri në 85 000 boshnjakë mund të bien nën kufirin zyrtar të varfërisë për shkak të pandemisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: