Mbeten edhe pak ndeshje nga sezoni i rregullt i NBA dhe skuadrat po përpiqen të sigurojnë play-off-in, ndërsa ka ato që duan kreun në konferencat përkatëse.

Kështu, në Lindje humbje e thellë për Boston Celtics, që u mund 130-111 nga Washington Wizards, duke ndërlikuar shumë luftën për të marrë vendin e parë. Porzingis realizoi 32 pikë e 13 rebound për vendasit. Celtics mposhten pas 3 fitoreve radhazi.

Po në këtë konference, Atlanta Hawks i jep fund ecurisë së mirë të Cleveland, që vinte pas 4 fitoreve rresht. Hawks mundën 120-118 Cavaliers, një sfidë me shumë rivalitet e vendosur vetëm në sekondat e fundit. Për vendasit dallua Murray me 29 pikë, ndërsa 44 pikët e Mitchell për miqtë mbetën për statistikë.

Në Perëndim, kampionët e Golden State mundën 120-109 New Orleans, me Stephen Curry protagonist, autor i 39 pikëve. Me këtë sukses, Warriors ngjiten në vendin e gjashtë, pozicioni i fundit që të çon në play-off-in e sigurtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb