Kur na ndajnë edhe pak ndeshja nga sezoani i rregullt në NBA, skuadrat një ra pas tjetrës po kualifikohen për në zonën play-off, ndërsa gara për biletat e fundit duket se do të vijojë deri në mbyllje. Kështu, Boston Celtics mposhti 132-109 Sacramento Kings, duke qenë vetëm një fitore larg kreut të renditjes në Konferencën e Lindjes.

Skuadra e Celtics bëri një ndeshje të mirë, ku u dalluan Tatum me 36 pikë e Broën me 27 pikë. Ky sukses bën Bostonin ekipin e dytë që kalon në play-off pas Milëaukee Bucks në këtë konferencë.

Fiton edhe Cleveland, që mundi 115-109 Brooklyn Nets jashtë fushe, ndeshje ku u dallua Mitchell me 31 pikë. Cavaliers mbrojnë vendin e katërt në Lindje, duke qenë vetëm 2 fitore larg sigurimit në play-off.

Ndërsa në Perëndim, befason Oklahoma City Thunder, që mundi në sekondën e fundit 101-100 Los Angeles Clippers, ndeshje ku diferencën në fushë e bëri Shai, autor i 31 pikëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb