PARIS– Disa vende dhe institucione ndërkombëtare bënë thirrje për bashkim “kundër barbarisë” pas atentateve që shkaktuan më shumë se 60 të vdekur në Tunizi, Kuvajt dhe në Francë ku një personi iu pre koka, ditë faljesh për myslimanët.

Lidhja Arabe theksoi se të tilla akte terroriste dhe me bomba konfirmojnë nevojën për të nxitur intensifikimin e përpjekjeve arabe dhe ndërkombëtare për të luftuar grupet terroriste.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon dënoi këto sulme të tmerrshme duke theksuar se përgjegjësit e këtyre akteve duhet të dalin menjëherë para drejtësisë.

Pesembedhjete vende anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dënuan me unanimitet këto atentate duke nënvizuar gjithashtu nevojën për të nxjerrë para drejtësisë autorët e këtyre akteve terroriste.

Shtëpia e Bardhë dënoi aktet e urryera dhe shërehu solidaritetin e SHBA-së me vendet e prekura si dhe vullnetin për të luftuar këtë valë terrorizmi.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë dhe partnerët tanë për t’iu përgjigjur kërcënimit të përbashkët të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshë”, shtoi zëdhënësi i departamentit të Shtetit, John Kirby.

NATO theksoi se nuk mund të ketë kurrë justifikim për një dhunë kaq të neveritshme.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: