Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët tha se pret që numri i njerëzve që ikin nga lufta në Ukrainë, të arrijë shpejt në dy milionë.

“Unë mendoj se do ta kalojmë shifrën prej 2 milionësh sot, ose ndoshta më së voni nesër”, tha Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi.

Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar të hënën se numri i të zhvendosurve ukrainas ka kaluar 1.7 milion.

Roja Kufitare Polake tha sot se rreth 1.2 milion prej tyre kanë hyrë në Poloni.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka paralajmëruar se Evropa duhet të përgatitet për miliona të zhvendosur nga Ukraina.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb