Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth ka prekur edhe botën e futbollit. Premier League në ndër të Mbretëreshës vendosi të pezullojë të gjithë ndeshjet e javës së 7-të që ishin në program për tu zhvilluar këtë fundjavë.

Elizabeth ishte një personazh që për afro 1 shekull i ka qëndruar shumë pranë futbollit, imazhi i sajë duke i dorëzuar përfaqësueses angleze Kupën e Botën në 1966 është skalitur në kujtesën e çdo tifozi.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka kujtuar se sa shumë e ka mbështetur Mbretëresha futbollin, ndërsa Botërori i Katar do të jetë i pari në histori pa të. Kujtojmë që Mbretëresha Elizabeth ka lindur në 1926 ndërsa ndërroi jetë paqësisht më 8 shtator.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb