Ish-prokurori Eugen Beçi ka treguar në studion e emisionit “Open” në News24 se autoritetet shqiptare janë pajisur me informacione sekrete pasi autoritetet ndërkombëtare kanë arritur të sekuestrojnë serverin fizik të një aplikacioni të quajtur “Sky” i cili ishte klonuar dhë përdorej gjerësisht nga bota e krimit për vepra të ndryshme penale, mes tyre edhe mijëra shqiptarë.

Sipas tij nga serveri janë marrë gjithë të dhënat dhe gjithë pjesa e kriminelëve shqiptarë u është dërguar autoriteteve shqiptare.

Sakaq, Beçi tregoi se ka informacione se ky aplikacion është përdorur edhe nga politikanë e zyrtarë të lartë, por shtoi se nuk ka informacion se për çfarë arsyesh e kanë përdorur.

“Agjencitë homologe të Evropës kanë zbërthyer disa servera nga aplikacionet që përdoren nga grupet kriminale për vepra penale. Ka patur një aplikacion të quajtur “Sky” që është kapur nga Eurojust-i, është kapur server fizik që ka zbërthyer gjithë komunikimet e personave që e përdornin. Ka qenë një “Sky” i klonuar me server të veçantë , ku ka pasur edhe mijëra persona shqiptarë. Nga serveri janë marrë gjithë të dhënat dhe gjithë pjesa e shqiptarëve u është dërguar autoriteteve shqiptare për verifikimin e atyre që kanë dërguar.

Di që e kanë përdorur edhe politikanë e zyrtarë të lartë këtë aplikacion, por nuk e di nëse janë kapur duke bërë diçka kriminale. Kapja e serverit kryesor nxori sekretin e këtij aplikacioni, ka pasur një kod të veçanet për fshirjen e gjithçkaje nëse telefoni do kapej”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: