Kremlini i është përgjigjur komenteve të presidentit amerikan Joe Biden i cili mbështeti  dëbimin e Rusisë nga grupi G20 si përgjigje të pushtimit të Ukrainës.

“Largimi i Rusisë nga G20 nuk do të ishte katastrofik”, ka thënë në një deklaratë zëdhënësi Dmitry Peskov, ndërsa shtoi: “G20 është i rëndësishëm, por në rrethanat aktuale, kur shumica e pjesëmarrësve janë në një gjendje lufte ekonomike me ne, asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë,” tha Peskov.

Më tej Peskov tha se bota është më shumë se SHBA-ja dhe Evropa duke theksuar se përpjekjet për të izoluar Moskën do të dështonin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: