Deputeti socialist Erion Braçe, ka ngritur sot shqetësimin në lidhje me krizën ushqimore në botë dhe në vendin tonë.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Braçe deklaroi se lufta e një fashisti si Vladimir Putin është duke prodhuar një dëm afatgjatë mbi ushqimin, tregjet e drithërave dhe farërave vajore, të cilat i konsideroi jetike.

Ai ka shtuar se duhet të ndërmerren hapa që fermerët të punojnë tokat dhe prodhimi vendas të ndihmojë në menaxhimin e krizës.

“Dëgjon kush në këtë vend?

Do vijojmë me panaire koti apo do prodhojmë për bukë e ushqim?

Gjithë bota po dridhet nga katastrofa e ushqimit!

Ne kënaqemi me jonxhën në panair!

Eeej a jeni në terezi apo jo?

Lexoni e dëgjoni;

Lufta e një fashisti po sjell një dëm afatgjatë mbi ushqimin, tregjet e drithërave dhe farërave vajore, jetike!

Dhe kjo është goditja e trete;

Pandemia, Ndryshimet Klimatike, lufta!

Gjithë bota i është kthyer prodhimit vendas së pari, fshatit e bujqësisë;

NE? Ne i bëjmë fshatit panaire!

Nuk di!

Buka, ushqimi nuk bëhet në panaire por në fusha dhe në kohën e vet!

Urdhëroni, është koha e MISRIT;

Kemi shtuar ndonjë dynym apo vitin tjetër?

Dhe viti tjetër për misrin nis në maj!

Kaq rëndë jemi!”, shkruan Braçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb