Bota ndryshon çdo ditë, pavarësisht nga sa ne e vëmë re këtë. Teknologjia avancon çdo ditë e më shumë, por bota është duke u bërë vazhdimisht një vend i vështirë për të jetuar.

Problemet shëndetësore, ekonomike dhe shumë çështje të tjera kanë bërë që bota të ndryshojë rrënjësisht – për të keq.

Me avancimin e teknologjisë, pajisjet TV janë bërë më të holla, por njerëzit janë bërë më të trashë dhe më obezë, shkruan ‘lajmi.net’.

Dikur fëmijët kënaqeshin me lojëra të ndryshme në rrugë dhe me lodra në shtëpi, por tani ata ‘kënaqen’ me iPad.

Edhe udhëtimet dikur kanë qenë ndryshe dhe janë përjetuar më mirë, jo si tani me fotografitë në Instagram dhe Facebook që zbukurohen me filterë të ndryshëm.

Dikush ka bërë disa ilustrime ‘qesharake’ për të treguar ndryshimin që bota ka pësuar për të keq.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: