Kryeministri Edi Rama ka publikuar njoftimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë e cila paralajmëron se “bota mund të përballet me shock-un më të madh të mungesës së naftës prej dekadash”.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

? Kur unë thashë para ca muajsh duhet vullnet i fortë dhe durim se ka nisur një krizë energjitike e paprecedentë, m’u hodhën në fyt sepse kriza nuk ekzistonte po jam unë që nuk di të qeveris pa kriza! Njëjtë kur thashë para ca ditësh që rritja e menjëhershme e çmimit i naftës është shenja e keqe e mundësisë që së shpejti mungesa e naftës të jetë problemi i madh, m’u hodhën në fyt sepse doja të trembja miletin se s’doja të hiqja taksat e naftës! Po tani që çmimet e naftës në Europë janë mbi tonat e që rritja e tyre krahasuar me këtu është goxha më e madhe me ku ishin çmimet, si shpjegohet?

Ja si shpjegohet nga ky lajm i orës së fundit: Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë lajmëron se bota mund të përballet me shock-un më të madh të mungesës së naftës prej dekadash dhe sapo ka shpalosur një plan të sajin me 10 pika për kursime!

Shyqyr se po ta kishim nisur ne me fjala vjen ditët pa makina siç e kishim në një nga pikat e planit tonë ende të pashpallur, të kursimeve të energjisë e të naftës, do të na ishin hedhur në fyt se e bënim për të sabotuar protestat e turpit!

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: