Jo të gjithë bien dakort kur thuhet se nafta në Botë po kushton më lirë se vetë fuçia.
Të paktën jo shqiptarët që kanë çmimin më të lartë në vendet e rajonit.
Në botë çmimi i naftës ka rënë nën 20 dollarë fuçia dhe pritet madje të bjerë dhe deri në 10 dollarë fuçia, kur kjo e fundit kushton më shtrenjtë se aq. Ekspertët thonë se çmimi i një fuçie pritet të jetë më i lirë se një shishe ujë.

Kryelajmi tek BBC ishte tërmeti që ka shkaktuar në bursa rënia e ndjeshme e çmimit të naftës.
Bursat kryesore në botë e kanë reflektuar këtë dhe ekspertët thonë për ‘Spiegel’ se kjo mund të provokojë një tjetër krizë financiare, njësoj si ajo e vitit 2008, plagët e së cilës po ndjehen akoma.
Ndërkohë, nafta në bursa ka rënë në nivelin e 20 dollarëve për fuçi.
Ulja pritet të vazhdojë, pasi në treg rikthehet Irani pas heqjes së sanksioneve.
‘The Mirror’ thekson se është ironik fakti se tashmë nafta kushton vetëm 28 dollarë, ndërkohë që vetëm fuçia bosh, ku depozitohet nafta, kushton më shtrenjtë.
Jo vetëm kaq, por tërmeti mund të jetë gjeopolitik, pasi mund të provokojë kriza në disa vende të paqëndrueshme.
Shtete si Algjeria, Libia dhe Nigeria mund të përballen me trazira dhe protesta, pasi varen shumë nga të ardhurat që vijnë nga nëntoka.
Edhe Venezuela e Ekuadori rrezikojnë diçka të tillë.
Ata që janë akoma më largpamës, flasin për një burim të shterueshëm, që po shfrytëzohet pa asnjë kriter mase në këtë kohë.
Por pas gëzimit fillestar, njerëzit kanë nisur të komentojnë me shqetësim në Twitter këtë fakt.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: