Kryeministri Edi Rama teksa foli për fiskalizimin e ri, deklaroi se nuk do të ketë kosto shtesë. Në një konferencë për gazetarët, kreu i qeverisë tha se sistemi aktual do të adoptohet me atë të riun, që është provuar në disa vende, siç është Kroaci dhe që sipas tij ka dhënë sukses.

Mes të tjerash Rama nuk i kurseu ironitë për opozitën, duke u kthyer tek darka e famshme e ministrave dhe zyrtarëve të kabinetit qeveritar në restorantin e Nusretit në Dubati. Ai gjatë sqarimit të tij për fiskalizimin tha se; ishte bota përmbys si bifteku i Nusretit.

 

“Kemi realizuar integrimin e sistemit aktual me atë të ri dhe jo që biznesi të flakë këtë sistem. Por do të adaptojë sistemin që ka me atë të ri. Pra, siç e shikon, është bota përmbys si bifteku i Nusretit. Jo vetëm që nuk bëhet fjalë për një çmim marramendës, si ai që përcolle ti. Por që e kanë përcjellë ata që kalkolatriçen 7X7 baras me 42. Por është më lirë se sa ata që kishin. Kush e ka kasën, do bëj një integrim. Kush do që ta lërë atë, do marr kasë të re nga e para.

Nuk ka as monopol, as arbitraritet. Se kush e ka këtë sistem, mund të them se ky sistem ka përmbysur komplet botën e administrimit fiskal në Kroaci, në Slloveni dhe së fundmi e ka futur, por akoma jo plotësisht, Itali. Është një sistem ultra-inovativ, Ne jemi nga të parët që po e fusim, duke e parë nga të tjerët. Ne kemi bërë dhe analizën e raporteve të tyre (Kroacisë) për kënaqësinë e biznesit dhe konsumatorëve, jam mbresuar dhe iu kam dhënë të drejtë atyre që e kanë propozuar këtë gjë. Nuk është një sistem që bëhet për herë të parë në Shqipëri. Është sistem me provë.”, pohoi kryeministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: