Edhe pse ndodhen në luftë, Rusia pret një prodhim të lartë agrumesh këtë vit. Kjo është deklaruar nga vetë Presidenti Vladimir Putin i cili ka thënë:

“Këtë vit do të ketë një korrje të madhe. Korrja e grurit mund të arrijë deri në 130 milionë tonë, duke përfshirë 87 milionë tonë grurë”. Kjo do të ishte një rekord për të gjithë historinë e Rusisë”.

Sipas presidentit, një rezultat i tillë jo vetëm që do të lejojë plotësimin e nevojave të brendshme, por do të rrisë edhe furnizimet në tregun global.

Putin shtoi se një numër vendesh po përballen me kërcënimin e urisë, duke theksuar se faji për këtë është tërësisht mbi “elitat perëndimore”, që sipas tij po lënë pa bukë popullin.
Korrja më e madhe e grurit në Rusi u regjistrua në vitin 2017, e cila arriti në 135.5 milionë tonë, duke përfshirë 86 milionë tonë grurë.

Në vitin 2020, shifra ishte 133.5 milion ton grurë (përfshirë 85.9 milion ton grurë). Vitin e kaluar, të korrat ishin 121.4 milionë tonë (me 76 milionë tonë grurë).

Burimi
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb