Shqipëria starton zyrtarisht përgatitjet për kualifikueset e Botërorit “Katar2022”. Kombëtarja kuqezi është grumbulluar në Barcelonë, aty ku trajneri Edy Reja do të shoh nga pranë gjendjen e futbollistëve për të përgjuar më pas 11 lojtarët që do të luajnë sfidën e parë, transfertën kundër Andorra. Edhe këtë herë, Edy Reja ka përzgjedhur lojtarë ekspert që kanë mbajtur ndër vite peshën e Kombëtares por nuk mungojnë as elementë të rinjë si Bajrami e Mitaj. Koha në dispozicion nuk i jep luksin teknikut italian të eksperimentojë, tani është momenti për të marrë pikët, duke nisur nga sfida e parë, ajo kundër Andorrës ku në letër fitorja është detyrim. Sokol Cikalleshi vjen në këtë grumbullim në formën e tij më të mirë, ka gjetur rrugën e golin në vazhdimësi, bomberi kuqezi kërkon vlerësim maksimal për Andorra një kundërshtarë që na ka hapur gjithnjë punë:

Në një grup me ekipe si Anglia, Polonia e Hungaria, Andorra dhe San Marino për Shqipërinë vendi i dytë do të ishte një rezultat fantastik, ky është objektivi më i madh në sytë e Cikalleshit. Pas një pauze të gjatë, me ekipin përfaqësues rikthehet edhe Arlind Ajeti. Qendërmbrojtësi shprehet i lumtur për këtë rikthim ndërsa gjen sërish një grup shumë cilësorë dhe me dëshirë të madhe për të bërë mirë. Shqipëria luan sfidën e parë në kualifikueset e Botërorit kundër Andorra në transfertë, më 25 mars në orën 20:45
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb