Botërori i Katarit mësoi sot dy çerekfinalistet e radhës. Franca dhe Anglia do të përballen me njëra tjetrën pas pak ditësh, në një ndeshje që premton spektakël. Në Qatar N’24 në News24 ishte i ftuar trajneri i njohur, Shpëtim Duro.

“Nuk ka më hirushe. Ne e kemi thënë edhe më përpara. Surprizat ishin të pakta. Viktimë e këtyre surprizave ishte vetëm Gjermania. Do të shikojmë sesi do shkojnë ndeshjen.

Franca (3-1 vs Polonia)- Giroud është protagonist absolut. Të njëjtën gjë bëri edhe të Milani. Franca nuk ka vetëm Mbappe.

Anglia (3-0 vs Senegal)-Anglia patjetër që ishte dominuese në fushë. Ishte fitore e merituar dhe që parashikohej. Skuadrat afrikane i kanë ato limitet e tyre. Po luante shumë mirë Senegali deri kur u bë goli i parë, por nuk rezistoi dot pafundësisht. Pastaj deri në momentet e fundit dominoi totalisht dhe rezultati është tërësisht i merituar.

Ka kualitet në sulm Anglia. Po ta shikosh goli ne parë, ka perfeksion.  Edhe golat e tjerë, ishin në këtë situatë. Senegali kaloi pak momente euforike. Senegali duhet të priste dhe jo të kapte ndeshjen të papërgatitur. Senegali ishte mirë në minutat e para, duhej të ishte më i balancuar. Këto skuadrat e mëdha kur të shënojnë gol, nuk ua kthen dot” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: