Luis Enrique ishte i fundit mes pesë trajnerëve nga 32 të tillë që nuk janë më në drejtimin e kombëtareve përkatëse. Eliminimi apo rezultatet e dobëta kanë bërë që ata të mos vijojnë më të jenë në detyrë.

I pari që vuajti eliminimin e shpejtë ishte Roberto Martinez, që u largua nga detyra e trajnerit të Belgjikës, pavarësisht se ai deklaroi se edhe nëse ngrinte trofeun e Kupës së Botës, do të largohej nga “Djajtë e Kuq” sepse këtë vendim e kishte marrë prej kohësh.

Më pas u largua Gerardo Martino nga posti i trajnerit të Meksikës, pasuar nga largimi i Paulo Bento nga stoli i Koresë së Jugut dhe ai i Adda Otto nga detyra e trajnerit të Ganës.

I fundit që u largua është Luis Enrique, që nuk do të drejtojë më Spanjën pas eliminimit pak ditë më parë. Ai që i ka shpëtuar shkarkimit është trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, por ai që pagoi shtrenjtë eliminimin e turpshëm është Olivier Bierhoff, drejtori sportiv.

Tashmë në garë janë edhe 8 trajnerë. Me siguri që do të ketë të tjerë, duke nisur nga Tite, i cili ka deklaruar se me shumë mundësi do të largohet edhe sikur Brazili të triumfojë. E sigurtë është edhe largimi i Van Gaal nga Holanda. Po ashtu, në dyshim të fortë është Deschamps i Francës e kështu me radhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb