Anglia në Botërorin e 2010 u largua e zhgënjyer nga Afrika e Jugut pasi ‘Tre Luanët’ u eliminuan në çerekfinale nga Gjermania, por më shumë se humbja britanikëve iu ‘dogj’ goli i Lampard i cili nuk u pa nga arbitri, duke lënë në fuqi rezultatin 2-1, që në fund do të shkonte 4-1 për ‘panzerat’.

Gjithsesi 8 vite më pas duket se zhgënjimi nuk ka qenë aq i madh. Jermain Defoe, sulmuesi i kombëtares angleze në atë kohë i grumbulluar nga Capello, zbulon se për ta Botërori ishte i mërzitshëm, aq sa një natë bashkë me Rooney panë dasmën e tij nga fillimi deri në fund.

“Kur ishim në Afrikën e Jugut, mbaj mend se një natë isha aq i mërzitur, saqë bashkë me Rooney-n kemi parë dasmën e tij nga fillimi deri në fund. Është bukur të kalosh kohë me shokët e ekipit. Unë isha me Rooney, çka ishte diçka e bukur pasi ishim partnerë edhe në sulm. Por do të mërziteshim gjatë gjithë kohës, të gjithë mërziteshin” shprehet Defoe për ESPN.

Gjithashtu ai ka folur edhe për trajnerin Fabio Capello ku ka thënë se ishte shumë strikt me orarin, saqë një ditë kur isha vonë për takim, për pak sa nuk më ka pushuar zemra.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb