Që Botërori i Rusisë është i mbushur me çudira, kjo tashmë dihet dhe po vërtetohet ditë pas dite. Çuditë e këtij Botërori nisën që në fazën e paraeliminatoreve, kur jashtë mbetën skuadra si Italia, Holanda, Kili apo edhe eliminimi i parakohshëm i Gjermanisë e Argjentinës. Në fakt, skuadrat e mbetura në këtë kompeticion, janë të gjitha me meritë absolutisht, por asnjëra prej tyre nuk është aktualisht një kampione në fuqi. Kështu, Gjermania kampione e Botës në fuqi, Argjentina nënkampione e Botës, Portugalia kampione Europe, janë skuadrat që janë eliminuar së fundmi nga ky turne. Këtyre ekipeve, i bashkohet edhe Australia, kampione e Azisë, Kameruni si kampione e Afrikës, Kili si kampione e Amerikës apo Zelanda e Re si kampione e Oqeanisë.

Kampionet në fuqi që mungojnë në këtë Botëror:

Gjermania– Kampione Bote

Portugalia– Kampione Europe

Australia– Kampione aziatike

Kameruni– Kampion i Afrikës

Zelanda e Re– Kampione e Oqeanisë

Kili– Kampion Amerike

Argjentina– Nënkampione Bote (o.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb