Portugalia luan kundër Maqedonisë së Veriut finalen e playoff, një sfidë që vlen kualifikimin për në Botëror. C.Ronaldo, sulmuesi i Man.United, dëshiron me çdo kusht të marrë pjesë në Katar, aq që e mendon një përfundim tjetër, në të njëjtën kohë iu përgjigj edhe interesimet të gazetarëve, të cilët në mënyrë konstante e pyesin nëse do të jetë ky Botërori i fundit:

“Shoh që shumë prej jush më bëjnë shpesh të njëjtën pyetje. Do të jem unë që do vendos të ardhmen, askush tjetër. Nëse do të kem dëshirë për të luajtur, do e bëj, nëse nuk do të kem dëshirë, nuk do luaj më dhe pikë.

Sfida me Maqedoninë? Presioni ekziston gjithnjë, por jemi të gjithë të përgatitur. Ishte një surprizë, por nëse kanë arritur deri këtu është sepse e kanë merituar. Gjithsesi nuk mund të ketë një Botëror pa Portugalinë”, theksoi Ronaldo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb