FIFA ka përcaktuar tashmë datat e Botërorit të vitit 2022 që do të zhvillohet në Katar edhe pse ato nuk janë miratuar ende nga Komiteti Ekzekutiv i Qeverisë së Futbollit Botëror, por diçka e tillë pritet të ndodhë javën e ardhshme. Kampionati Botëror i vitit 2022 do të jetë i pari që do të zhvillohet në dimër, kjo për shkak të temperaturave shumë të larta që regjistrohen gjatë verës në Katar.

Kompeticioni sipas të gjitha gjasave do të nisë në datën 18 nëntor dhe do të përfundojë në 18 dhjetor të vitit 2022, ndërsa kampionatet do të ndërpriten përafërsisht për dy muaj. Për të blerë të drejtat e futbollistëve për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar qeveria e futbollit Botëror do t’u paguajë klubeve 185 milionë Euro, ndërkohë që për Botërorin e Brazilit u mjaftua me vetëm 63 milionë Euro.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: