Liverpuli vuan, por arrin të shkojë në finalen e Kupës së Botës për klube, që do të zhvillohet ndaj Flamengos ditën e shtunë.

Në “Al Khalifa Stadium” të Dohas, “Reds”-at mposhtin 2-1 meksikanët e Monterrejit. Kampionët e Europës kalojnë në avantazh falë një goli të Keitas në minutën e 12-të, i cili asistohet në mënyrë të shkëlqyer nga Salah.

Por meksikanët përgjigjen menjëherë dy minuta më pas me Funes Morin, dhe shfaqen rrezikshëm në jo pak raste, ndërsa të kuqtë shpërdorojnë mundësi të mira shënimi.

Gjithsesi, ai që vendos çdo gjë është braziliani Firmino, i cili në kohën shtesë realizoi për golin e fitores kur kishte vetëm 6 minuta në fushën e blertë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb