Palmeiras triumfoi 2-0 ndaj Al Ahly, në ndeshjen e Botërorit të Klubeve, të luajtur në MetLife Stadium (East Rutherford, NJ).

Brazilianët kaluan në epërsi në fillimin e pjesës së dytë, falë një autogoli të Abou Ali. Pak më vonë, Flaco Lopez dyfishoi shifrat, duke siguruar fitoren.

Palmeiras kryeson grupin A, teksa pas 2 ndeshjesh të luajtura, ka grumbulluar 4 pikë. Al Ahly renditet në vendin e fundit me 1 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb