Këtë të enjte në Miami u hodh shorti i Botërorit për Klube, që do të mbahet me 32 skuadra.

Goglat kanë rezervuar takime mjaft interesante. Në grupin B spikat PSG-Atletico Madrid, ndërsa në grupin C Bayern Munchen do masë forcat me portugezët e Benficas. Në grupin G, City gjen Juventusin, sakaq në Grupin H, Real Madrid sfidon Al Hilalin.

Turneu i FIFA-s do të zhvillohet në SHBA, nga 15 qershori 2025.

SHORTI

GRUPI A: Palmeiras, Porto, Al Ahli, Inter Majemi

GRUPI B: PSG, Atletiko Madrid, Botafogo, Siatëll Saunders

GRUPI C: Bajern Mynih, Okland Siti, Boka Xhuniors, Benfika

GRUPI D: Flamengo, ES Tunis, Çelsi, Leon

GRUPI E: River Plejt, Uraua Red Dajmonds, Monterrej, Inter

GRUPI F: Fluminense, Borusia Dortmund, Ulsan HD, Mamelodi Sandauns

GRUPI G: Mançester Siti, Uidad Kazablanka, Al-Ain, Juventus

GRUPI H: Real Madrid, Al-Hilal, Paçuka, Salcburg

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb