Serbia nuk shkoi më shumë se barazimi 3-3 me Kamerunin, në ndeshjen e vlefshme për botërorin. Ekipi i Stojkovic bëri një paraqitje me ulje-ngritje, madje shpërdoroi avantazhin e 2 golave.

Reagimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk ka munguar. Numri një i shtetit serb është gjithmonë pranë skuadrës, e sigurisht dhe në momente të tilla si këto.Ai ka kërkuar që të gjithë tifozët të bëhen një me ekipin në ndeshjen e fundit të grupeve.

“Gjithmonë me vendin tuaj, me njerëzit tuaj dhe me kombëtaren serbe. Kurdoherë që jemi të zhgënjyer me rezultatin e skuadrës tonë, hedhim gurë te trajnerët dhe lojtarët tanë, në vend që t’i mbështesim dhe t’ju japim atyre më shumë suport.

Kjo është arsyeja, dhe si tifoz i kombëtares, u kërkoj të gjithë qytetarëve që t’i japin kombëtares tonë mbështetjen më të madhe dhe më të fuqishme përpara ndeshjes me Zvicrën dhe t’u tregojmë atyre se u besojmë. Unë personalisht do të jem me ata edhe nëse humbin. Para Serbia, jetoftë sa më gjatë Serbia”, shkruan Vuçiç në rrjetet sociale.

Serbia ka grumbulluar vetëm një pikë.

Whatsapp Image 2022 11 28 At 6.03.39 Pm 640x853
Whatsapp Image 2022 11 28 At 6.03.39 Pm 640×853
Re
Re

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb