Romelu Lukaku humbet fazën e grupeve të Botërorit të Katarit për shkak dëmtimi, por do të jetë menjëherë gati sapo nisë faza me eliminim direkt. Kjo është ajo që ka thënë trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, në konferencën e zakonshme për shtyp.

“Ai është duke u përmirësuar por do të na duhet ende kohë për ta parë atë në formë të mirë. Pas fazës së grupeve, fillon një Botëror i ri dhe mendoj se Lukaku mund të jetë gati për fazën e dytë” – Tha ai. Kështu, sulmuesi i Interit mungon në ndeshjet me Canada, Marocco dhe Croatia.

Tttt

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: