Si një italian tipik, nuk mund të mungonte dhe një analizë, një koment i Diego Longo në lidhje me “play-off” e Italisë, a do të munden “azzurrët” të sigurojnë një biletë për në Botëror. Longo foli dhe për garën në Serie A, kë sheh si favorit, ndërsa vlerësojë maksimalisht paraqitjen e futbollistëve kuqezi në elitën e futbollit italian:

Ju ndjek shpesh në analizat, në komentet që bëni në rrjetet sociale, nëse me lejon dua një parashikim, një koment, do të mundet Italia të kualifikohet në Botëror, nëse jo do ishte një dramë edhe në Shqipëri, e dini besoj që ka jashtëzakonisht shumë fansa?

“Eh , nuk do te jete e lehte. Është një moment i vështirë për Italinë ne fakt për futbollin Italian. Puna e Mancinit dhe stafit te tij e fshehu disi këtë vitin e shkuar por ne kemi problem sepse presioni është shume i larte ndërsa  niveli nuk është njësoj krahasuar me Francën , Anglinë  per sa i përket kombëtareve ne këtë momente, ndaj u duhet te luftojnë. Unë sigurisht shpresoj shume ashtu si italianet dhe shqiptaret te kualifikohemi, te mposhtim Portugalinë sepse Botërori pa Italinë do te ishte i trishtë”.

Kush e fiton Serie A mister, ose më saktë kë shihni si rivalin më të madh të Inter, kemi dhe derbin në fillim të shkurtit?

“Për mendimin  tim Inter do te fitoje, do te fitoje pa asnjë dyshim. Ata luajnë një futboll fantastik , janë me  mire se vjet. Me Konten  ishin një skuadër e mire kompakte po jo me këtë stil fantastik loje qe kane me Inzagin. Kështu qe meritojnë te fitojnë. Kush i sfidon? Mendova Atalanta por tani nuk po kalojnë një moment te mire kështu qe mendoj se Inter do e fitoje lehtësisht”.

Mister dhe një pyetje të fundit, kush është lojtari shqiptar që aktivizohet në Serie A që ju pëlqen më shumë, në këto momente flitet shumë për Bajramin, u fol për shumë për Kumbullën?

Gjimshiti po ashtu, ata po luajnë shume mire. Bajrami është surprize se fundmi por edhe Gjimshiti  siç  thashë apo lojtare te tjerë qe luajnë vërtet mire. Kane mentalitet te forte dhe profesionalizëm te larte.  Unë shpresoj dhe për këtë po punojmë qe te kemi dike nga skuadra jone qe te arrij ne këto nivele sepse ka futbolliste qe e meritojnë sipas mendimit tim.

Këta  lojtare qe përmendem, Gjimshiti , Bajrami tani janë vërtet një shembull dhe kane përgjegjësi ne këto momente te vazhdojnë kështu dhe te tregojnë  dhe për te tjerët qe është e mundur nëse punohet fort dhe seriozisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb