Neymar ende nuk është rikthyer të stërvitet pas dëmtimit që pësoi në fund të muajit shkurt por legjenda braziliani Pele mendon se futbollisti 26-vjeçar i Paris SG do të jetë gati për Botërorin që nis më 14 qershor.

“Neymar do të jetë në Botërorin e Rusisë, madje do të jetë në formë optimale sepse dëmtimi i tij nuk është i rëndë.”

Futbollisti më i shtrenjtë në botë (i blerë për 222 mln euro nga Parisi te Barcelona) për 77-vjeçarin brazilian do të tregojë aftësitë e tij të mrekullueshme në Botërorin rus, për të lënë pas atë zhgënjim traumatik të 2014-s.

“Sigurisht që është shumë i rëndësishëm për Brazilin, s’ka dyshim për këtë – vazhdon legjenda “O Rey”. – I uroj të njëjtin fat që kam pasur unë kur luaja nëpër kampionate botërore. Brazili mund t’ia dalë mbanë”.

“Mendoj se Neymar do të jetë në formë për Kupën e Botës, sepse dëmtimi nuk është edhe aq i rëndë”, vijon më tej ish-numri 10 i Brazilit.

Pele ishte i pranishëm në një ndeshje miqësore në Dubai, kur, teksa fliste për “AFP”-në, i uronte Neymarit të kishte të njëjtin fat që ka pasur edhe ai kur luante futboll.

“Dëshiroj me dëshpërim që Brazili të shpallet kampion bote, por futbolli të dhuron gjithmonë surpriza”, shton më tej Pelè, i cili ka fituar plot 3 herë Botërorin me “Selecao”-n. “Kam besim, sepse kemi lojtarë të shkëlqyer që luajnë në Europë. Problemi tani është t’i shohim teksa luajnë bashkë, por mendoj se kemi një kombëtare shumë të mirë. Kam besim gjithashtu edhe për shkak të Tite, trajnerit të ri të Brazilit, i cili ka pasur kohën e mjaftueshme për të përgatitur grupin më së miri”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: