Ëndrra e Argjentinës për të qëndruar në Botëror u ndez sërish pas fitores së pastër 2-0 përbsallë Meksikës, por asgjë nuk përfundon këtu. Me 3 pikë pas 2 ndeshjeve, Messi me shokë renditen në vendin e dytë, minus një pikë nga Polonia kryesuese, rivali i tyre i radhës. Nëse nuk dëshirojnë t’i lënë gjë rastësisë, përballë Lewandowskit kërkohet fitorja për të shmangur çdo kalkulim që i nxjerr jashtë Botërorit që në fazën e grupeve.

Beson shumë te kjo Argjentinë, ish legjenda, Javier Zanetti: “Ishte një çlirim për të gjithë popullin. Në pjesën e parë ndaj Meksikës nuk bëmë një gjuajtje në kuadrat, vallëzuam me një eliminim të rëndë, por ai gol i Messit na çliroi. Objektivi i Argjentinës nuk ka qenë dhe nuk është kurrë vetëm të jetë prezent.

Për ne tani nis Botërori, më saktë Botërori jonë nisi pas golit të Leo-s. Mënyra se si festuan, si u çliruan dhe çfarë shfaqën pas atij goli tregon qartë se Botërori ynë nis tani, u shpreh Zanetti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb