Me rastin e 200-vjetorit të Fjodor Dostojevskit, “Berk” ka botuar, dy vepra të autorit rus, që janë përkthyer në shqip në burgun e Burrelit. Të shkruara  në fletore nga Nazim Saiti,  ato kanë qëndruar në burgje më shumë se përkthyesi.

Anna Shkreli, Botuese, thotë se “është një vëllim unik i dy novelave, “Krokodili” dhe Kumarxhiu”. Krokodili vjen për herë të parë në shqip, nuk është përkthyer më para. Ndërsa Kumarxhiu ka pasur një përkthim tjetër të Jorgji Doksanit”.

Sait Saiti, i biri i përkthyesit të dy veprave, ka shumë pak informacion mbi mnëyrën si u përkthyen dhe kushtet e përkthimit në burgje. Ai rendit një sërë intelektualësh që kanë përkthyer në burgje, fshehurazi ose për llogari dhe te detyruar nga regjimi, ndërsa jep një historic të shkurtër të mbijetesës së këtyre dy veprave.

Baba ka ndërruar jetë 20 vite më parë dhe nuk kam pasur mundësi të komunikoj me të se si i bëri këto punë. E vetmja mënyrë që jep një shpjegim se si mund të jetë futur Dostojevski në burgun e Burrelit, mund të jetë përkthyer dhe ruajtur, është që ka pasur një indicie për të bërë këtë punë. Fletoret kanë ndejt në burgun të Burrelit, janë bart në Spaç. Fletoret i ka nxjerrë axha që ka qenë në burg para babës e ka dal pas babës”, thotë, Sait Saiti, djali i përkthyesit, Nazim Saiti.

Dy novelat e Dostojevskit janë përkthyer në vitet 1970 . Sait Saiti ka nisur botimin e veprave të përkthyera nga I ati ndërsa vuante dënimin në burgjet komuniste.  Shumë punë të kësaj natyre të bëra nga të burgosurit janë tjetërsuar dhe botuar me emra të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: