Botimet Fishta kanë sjellë para lexuesit një “Fjalor për veprën e Gjergj Fishtës”. Kur vite më parë, u propozua një përkthim në gjuhë letrare për Gjergj Fishtën, shoqëria u përfshi në debat ndaj një fjalor për veprën e tij, kërkon një shpjegim.

“Në një mënyrë të tillë të plotë për veprën e Fishtës vjen për herë të parë. Por botime të një fjalori të pjesshëm të veprës së Fishtës ka pasur që më 1941 përgatitur nga At Benedikt Dema. Fjalori ynë është fjalor i fjalëve të rralla e i shprehjeve frazeologjike të Fishtës”, tha Frano Kulli, autor i “Fjalor për veprën e Fishtës”.

Paçka debatit të moskuptimit a nevojës për një Fishtë që përkthehet shqip-shqip, Kulli thekson: “Botimi i tij do të rrëzojë një pretekst se Fishta është i pakuptueshëm”.


Në stendën e Botimeve Fishta gjendet gjithë vepra e plotë e Fishtës, nga “Lahuta,” te publicistika e dramat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb