Eugenie Bouchard, kohët e fundit ka fituar simpatinë e mjaft sportdashësve, pasi përveç faktin që është një teniste e shkëlqyer, është dhe mjaft e bukur. Pas fotove provokative publikuara për “Sports Illustrated”, tenistja kanadeze u shfaq në rrjetet sociale me një tjetër foto: atë me John Goerhke, tifozin fatlum të “New England Patriots”, që fitoi bastin me Bouchard.
Gjithçka ndodhi gjatë sfidës mes “Patriots” dhe “Atlanta Falcons”, kur tenistja parashikoi suksesin e “Falcons” teksa shihte rezultatin 21-0 për këtë skuadër në finalen e “Super Bowl”, duke bërë që John ta sfidonte me një bast, të cilin në fund ajo rezultoi se e humbi.
Tenistja përveçse e bukur është treguar edhe fisnike, pasi vendosi t’a ftoi të riun për të ndjekur së bashku ndeshjen e NBA-së mes Brooklyn dhe Milwaukee, një ditë të cilën studenti 20-vjeçar i Universitetit të Missourit duket se nuk do ta harrojë lehtë.
(e.k/BalkanWeb)