Boy George ka treguar për publikun vuajtjen që kishte gjatë emisionit televiziv ‘Loose Women’, në kanalin britanik. Pata një periudhë në Vitet 90 në të cilën përfshihesha nga ankthi, shpesh shkoja në spital por tek unë s’kishte asgjë të gabuar. Mendova se po vdisja’, ka thënë George. Por yoga dhe një stil jete i ri më shpëtuan.

Kantautori, 56 vjeçar, ka treguar edhe që për të kaluar këto probleme hoqi dorë nga droga dhe alkooli si dhe përqafoi budizmin. Yoga dhe teknikat e veçanta të frymëmarrjes po e ndihmojnë të kalojnë vështirësitë. ’Kur je para syve të publikut beson se do ja dalësh, por pastaj kupton që jo gjithmonë arrin të kesh në kontroll jetën tënde ashtu siç mendon’, ka treguar lideri i Culture Club.

Më pas ka hyrë në detaje duke treguar për sëmundjen e tij: ”Nuk kisha dhimbje në gjoks, ishte pikërisht një ndjesi e fortë e panikut. Nuk është logjike. Nganjëherë nuk ka simptoma, por ndjehesh i humbur dhe pyet veten çfarë nuk shkon tek ti.
As vete se di kush ka qene shkaku që ka gjeneruar këtë problem, ushqimi, abuzimi me kafen apo vetëm stresi’.

Pasi ka kaluar këto problem, George flet edhe për impenjimet e ardhshme muzikore. Bashkimi i Culture Club vazhdon, dhe këngëtari ka njoftuar që grupi do të nis një turne në fund të këtij viti.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: