BRUKSEL- Banka Qendrore Europiane ka vendosur të vijojë financimin e bankave greke, por kjo do të bëhet në mënyrë të kufizuar. Financimi do të bëhet sipas nivelit të financimit të bankave për të cilin është rënë dakord ditën e premte.

Më herët u fol për një rrezik të ndërprerjes së financimit të bankave greke nga BQE, gjë që mund të rrezikonte falimentin e Greqisë.

Pas mbledhjes së bordi për huatë emergjente, BQE ka vendosur të vijojë financimin.

Afati i Greqisë për të paguar këstin prej 1.6 miliardë eurosh ndaj FMN­së skadon ditën e martë dhe Greqia nuk ka asnjë kacidhe.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: