FRANKFURT- Banka Qendrore Evropiane (BQE) do të vazhdojë ndihmën urgjente me likuiditete për bankat greke, deklaroi sot në një konferencë për shtyp presidenti i saj, Mario Draghi.

“Tavani i programit ELA (Emergency Liquidity Assistance – Ndihma Emergjente e Likuiditetit), përmes së cilës sigurohet kjo ndihmë, do të rritet 900 milionë euro”, deklaroi Draghi.

“Pas kontraktimit të këtij plani shpëtimi mes Athinës dhe partnerëve të saj nga eurozona sërish janë të pranishme kushtet për ndihmë ndaj Greqisë përmes programit ELA”, shtoi ai. “Situata ka ndryshuar…për rritjen e ELA-s”, tha Draghi.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: