Ecuria e Skënderbeut është bërë objekt për përplasjen e rradhës me presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukës dhe deputetit të partisë socialiste dhe njëkohësisht tifozit të futbollit, Erion Braçes.

Kreu i FSHF-së ditët e djeshme hoqi një paralele mes “Calciopoli-t” të famshëm dhe ecurisë së Skënderbeut këtë edicion në “Europa League”. Italia atë vit fitoi “Botërorin” pas skandalit më të madh të historisë së futbollit ndërsa Skënderbeu këtë vit po përparon frikshëm pak muaj pasi u mor vendimi për t’i hequr titullin kampion të edicionit 2015-2016.
Braçe me një status në “facebook” ka ironizuar Dukën duke nënkuptuar largimin e tij nga posti që ai mban, njëtë siç ndodhi atë vit me rastin “Calciopoli-n”.

Postimi i Braçes
brace-470x237
“TOPI ËSHTË I RRUMBULLAKËT, RROTULLOHET SHPEJT!

Meqë vetëm tani po i vënë emrin dhe qenka në nivelin e “Calciopoli”-t.

Meqë nuk dimë ende në ç’nivel përtej “Calciopoli”-t ishte edhe kampionati që u mbyll në maj,

Meqë gazetarët nuk bëjnë kurrë pyetje të paautorizuara për ortakun

UNË KAM VEÇ KËTË PYETJE:

PAS “CALCIOPOLI”-T, PRESIDENTI I FEDERATËS ITALIANE QËNDROI NË DETYRË E U MBULUA ME LAVDI, DINI GJË?”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb