TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i është përgjigjur kolegut të tij Ben Blushi, i cili në një analizë të pak ditëve më parë thoshte se në partinë e tij sot ekzistojnë dy lloj tipologjish të politikanëve; “krenaristët, ata që janë krenarë edhe për dështimet dhe kanabistët, ata që mendojnë se zgjidhjet ekonomike të këtij vendi vijnë vetëm nga legalizimi e më pas kultivimi i kanabisit”.

Braçe përmes një postimi në Facebook shkruan se nuk është as “krenarist” e as “kanabist”, por është socialist, “deputet dhe duhet të bëj punen time!”. Ndërsa për shembull krenarie, Braçe sjell pikërisht luleshtrudhet e prodhuara në Grabian të Lushnjës, atje ku ishte sot kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Ja statusi i Braçes në Facebook:

“LULESHTRYDHET ME 5 YJE TE GRABIANIT!! Une nuk jam as “krenarist” e as “kanabist”! Jam socialist, deputet dhe duhet te bej punen time!!

A i mbani mend luledhtrydhet e Grabianit? Urdheroni; LULESHTRYDHET ME PESE YJE TE MAKSIT NE GRABIAN!! Ata e bene te tyren! Puna ime tani; TERBUFI TE KTHEHET VENDI I LULESHTRYDHEVE!! Duan vec uje dhe ajer; Mjeshtri italian qe punon ne ate plantacion thote se keto jane me shumice; toka me minerale, uji nga nentoka, era qe fryn thuajse cdo pasdite dhe siguron mikroklimen e domosdoshme!! Po i prodhojne pa asnje stimulant; Toka, uji, ajri dhe padiskutim grate punetore te Grabianit po i bejne!! Eksperimenti mbaroi dhe tre kultivaret qe shihni kane bere cudi!! Mikroklima ju shkon per shtat dhe per tre muaj me rradhe do te merret prodhim. Na duhen minimumi 5000 hektare per te qene faktore i rendesishem ne tregun e Evropes. Do ja arrijme!! Grabiani sot, Terbufi me shpejt do jene toka e luleshtrydheve bio ne kete vend”, thotë Braçe në statusin e tij. Një nga lajmet më të bujshme të javës që po mbyllim, ishte analiza që deputeti dhe shkrimtari Blen Blushi bëri te gazeta “Panorama”. Ndër të tjera, Blushi fliste për zhgënjimin që kishte pësuar ai personalisht, por edhe shumica e njerëzve të thjeshtë nga kjo qeverisje si performancë, si dhe nga Rilindja, e cila iu ofrua qytetarëve të këtij vendi si një strategji për t’ua zgjidhur problemet, por në fakt ua “shtoi” ato. Në shkrim, Blushi thoshte se në partinë e tij sot ekzistojnë dy lloj tipologjish të politikanëve; krenaristët, ata që janë krenarë edhe për dështimet dhe kanabistët, ata që mendojnë se zgjidhjet ekonomike të këtij vendi vijnë vetëm nga legalizimi e më pas kultivimi i kanabisit.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: