Një ditë pas letrës publike që gazetari Blendi Fevziu i dërgoi Kryeministrit Rama, por që në fakt ishte një përgjigje indirekt ndaj akuzave të kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, ky i fundit ka reaguar në profilin e tij zyrtar në Facebook. Fevziu e quante Braçen në letrën e tij “konen e grupit politik të Kryeministrit”.

Kurse sot, Braçe pa i përmendur emrin Fevziut, i thotë se duhet të flasë me të dhe jo me Partinë Socialiste. Braçe tregon jetën modeste që bën, në një shtëpi të blerë me kredi që e paguan muaj për muaj, rrobaqepësit që kujdesen për veshjet e tij dhe ironizon me orat, duke thënë se është i kënaqur me ato që “milionshët” i quajnë ora patatinash.

STATUSI I PLOTË I BRAÇES
FOL ME MUA, JO ME PARTINE!! Unë nuk e kam përmendur asnjëherë të vetme në këto 72 orë Atë!! Asnjëherë. Por mjafton që unë të përshkruaj një fenomen, për më tepër negativ dhe Ai është aty, vetëidentifikohet dhe gjithë shenjat që ka lënë diktatura e dhunshme mbi të, i gërvishtin fort qenien aq sa i klith Partisë: MBYLLI GOJEN ATIJ QE FLET PER FENOMENIN!! KLUBIN E “1 MILION EUROVE TE PARA”!! Nuk ka argument, veç fyen, tipari i arrogancës së “1 milion eurove të para”; Fol me mua, jo me Partinë o qyq!! Përgjigja që lexova ishte thjesht një batutë e lodhur dhe e dehur që herën e parë, asgjë më shumë, patjetër që dëshmon nervozizëm, por edhe zbrazëti. Sa herë që lexoj njerëz që nuk kanë mendim të tyre por citojnë batutat e njerëzve të njohur, këtë mendoj: SA BOSH JANE!! SA KOT JANE!! Kujtoja se të lexosh bën të mundur të arrish të mendosh vetë e artikulosh po mendimin tënd. Por nuk është ky problemi, asfare. Problemi është korrupsioni, pasuria e vënë me pa të drejte, përfitimi marramendës nga favoret e pushtetit, përfshirë symbylljen për taksat. I kam dedikuar thuajse gjithë jetën time politike betejës me korrupsionin, me fakte e prova të dokumentuara. Pikërisht për këtë kam qenë i mbikëqyrur, i markuar, i sulmuar, por kurrë i përgënjeshtruar, i ndëshkuar apo dënuar për të pavërteta. Kurrë. E dini pse? Sepse dokumentet nuk të lënë asnjëherë të gabosh, rrëshqasësh tek e pavërteta.

Kujtoj pasurinë e Familjes, pastaj Armon, Albpetrolin, OSSH, 4 HC nga Ulza në Bistricë, rrugën e Kombit, të Vlorës e Tepelenës, rafinerinë e Cërrikut, portin e Durrësit, pronat në Bregun e Jugut, pronat në Gjirin e Lalzit gjithashtu, kromin e Bulqizës dhe bakrin e Pukës, naftën e Bankersit dhe Stream Oil, lumin e Koncesioneve familjare e politike në çdo rrëke të Shqipërisë; patjetër CEZ-in, si mund të mi falnin Ata, pronari i gazetës dhe AI, 9 kompanitë e famshme të zhvatjes së borxheve, tamam në një ditë si kjo?! E bënë sot, por duke fyer ama, pa asnjë të vërtetë më vëte. Ndaj Ai është i shqetësuar, shumë i shqetësuar aq sa klith: MBYLLJANI GOJEN!! Ka harruar se kohët kanë ndryshuar pa fund dhe liria për të thënë të vërtetën nuk mund të këmbehet me asgjë. Të paktën unë se këmbej me gjë. As me para, as me prona, as me plaçka, as me poste partie. Ndaj jam i lirë të them të vërtetën. Patjetër që mirëpres kritika, kurrë nuk i refuzoj ato, mundohem të reflektoj mbi çdo gjë që është reale dhe më bën mirë; pres dhe fyerje, jam mësuar. Nuk ka top balte, madje nga këta të shtrenjtët që e gjuajnë këta “zengjinët e rinj”, që të mos ketë fluturuar drejt meje.

Por kurre nuk me ka bere pis. Ai e di kete; delegjitimimi i gjithkujt qe thote te verteten eshte qellimi i makines se baltes dhe Ai eshte i bindur qe tek une nuk ka sukses, fare. Jetoj në të njëjtën shtëpi vetëm 87 metër katror, të blerë përmes një kredie prej 5 milion lekesh te cilen vijoj ta paguaj muaj per muaj, bej nje jete qe shume nga njerezit e mi e shquajne prej asketi, as qe i dua e per kete arsye nuk kam, nuk vesh, nuk shfaq, nuk mburrem me placka prej markash, nuk sjell rrobaqepes prej Italise per te qepur ketu, por i besoj nje shkodrani te thjeshte, artizan i pashoq tek sheshi Ëillson per te qepur nje xhakete e nje pale pantallona, ashtu sic Arianit nje kemishe e lumturohem pa fund qe jam klient i punes se tyre dhe po aq kur perfitoj nga uljet e tyre; nuk kam asnje ore me te cilen te mburrem, por i kam 4 ora “patatinash” sic i shquajne keta “milionshat”, sëatch me ngjyra dhe ndjehem shume mire, sic per kapucin, shallin etj, me ndjeni, une nuk jam Ai tu tregoj dhe per te brendshmet. Pikerisht se keto nuk i delegjitimon dot, klith tek Partia. Nejse; lexova rrefimin dritherues e teresisht poetik dhe ky ka rendesi.

Te pakten per mua. Ai ka trokitur gabim. Edi Rama nuk ka qene kurre drejtor i agjencise se Kthimit e te Kompesimit te Pronave. Edi Rama nuk ka marre kurre nje vendim per kthim apo kompesim pronash. Edi Rama nuk ka patur kurre ne dore te shpronesoj kend, shtetin jo e jo. Edi Rama nuk i ka patur asnjehere keto funksione as ne vitin 2008 e as ne vitin 2009. Quhet Sali Berisha kryeministri qe i ka bere keto, madje edhe shpronesimin e Shtetit mu ne mes te Tiranes, publikut, qytetareve te Tiranes, per tja dhene nje grushti privatesh. Letrat i kam une, prej vitit 2008! Pastaj edhe ne vitin 2009. i mbaj ne arkiven time qe kurre te mos flas pa to. As qe e mendoj se mund te jene paguar para per kete. Ska qene hic nevoja. Kujtoj TV-ne e asaj periudhe dhe per mua eshte shume e qarte se me cfare eshte “paguar”. Ndaj e gjithe ligjerata e sotme, ndjese qe e ngrita ne kete nivel por me shkoi vetiu ne fjali, me ngjan si ai shperthimi i disa javeve me pare, per dreq drejtuar serish Edi Rames: “Mos me fol mua per 21 janarin, je ne pushtet tani dhe futi ne burg ata qe vrane me 21 janar”!! Dhe nga kush, nga Ai qe me nje shkop ne dore na tregoi si vrases nje plak flokethinjur qe me cader ne dore kishte vrare Ziver Veizin!! Ja mu keshtu ishte kjo letra e sotme, nga Ai, nga i njejti qe tamam pas kesaj te 21 janarit nuk duhet te ishte me ne nje ekran, por duke kerkuar nje ndjese te thelle te largohej nga profesioni me i ndershem ne bote, profesioni i gazetarit.

Ndaj kushdo qe fshehur pas nje hashtagu me kujton qe kam dy dite qe po merrem me nje gazetar dua ti kujtoj 21 janarin, jo te Berishes por te gazetareve; per mua i tille eshte Fatos Mahmutaj. Te te pyes, a e mban mend? U plagos mu ne tavolinen e medias, krah Hekuran Dedes e Sokrat Godes me 21 janar. Eshte gjalle dhe do jete jetgjate. Edhe Tan Hoxha e Vin Daja, edhe Karlo gjithashtu. Ndaj kur Ai flet per akuza ne tym, shpifje dhe mi vesh mua, do te vijoj ta zhvesh me 21 janarin, 21 janarin e tij ne funksion te 21 janarit te Berishes. Ky eshte profesioni i tradhetuar; ne emer te perfitimeve, plackes e pasurise. Une nuk e bej kurre kete; nuk jam nga ai soj, nuk jam i klubit te “1 milion eurove te para”. E kam zgjedhur te jetoj e sherbej keshtu; te jem i lire kunder korrupsionit. I bindur se korruptimi i antikorrupsionit do jete nje deshtim i madh, produkt i nje alenace mes politikes dhe biznesit te korruptuar, medias gjithashtu. Ne fund dua te shtoj dy gjera, nisur nga fakti qe ndokush mund te jete gabuar; Une nuk shkruaj ne emer te Partise sime, jo, e dine te gjithe qe e bej nen emrin tim personal, qarte, troc e ballazi. NDAJ FOL ME MUA, JO ME PARTINE!! Nuk po shqitem dot nga ekrani i kompjuterit, do ta them dhe kete; EDI RAMA NUK DO TE NDERROJE KASTEN E KORRUPTUAR TE GJYKATESVE? Po kete si e the? Si ka mundesi qe e the dhe kete? Meqe jemi ketu po e shtoj dhe nje here nje pyetje: CILI ESHTE QENDRIMI I KETIJ PER REFORMEN NE DREJTESI? DINI GJE JU?

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: