TIRANE– Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ironizuar presidentin e FSHF, Armando Duka pas zyrtarizmit si trajner i Kombëtares shqiptare të Kristian Panucit, i cili zëvendëson Giani De Biasin.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Erjon Braçe pyet Dukën nëse ka blerë lojtar të madh për Kombëtaren apo trajner, pasi sipas tij Panuci nuk fuguron si trajner

Statusi i Erion Braçes:

Me ndjeni qe po ua prish harene;
Pyetje e kam: Keni “blere” lojtar te madh per Kombëtaren apo trajner?

E degjova me vemendje perzgjedhesin, te cilit,
i kish pelqyer me shikim te pare dhe, nga fjalet e tij kuptova se “trajneri” kish qene lojtar i madh me Interin, por trajner me askend!

E kam unë gabim apo si?

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: