Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka dërguar para drejtësisë dosjet e tre gjyqtarëve, që sipas tij, kanë shkelur ligjin.

Braçe njoftoi sot se i është drejtuar ministres së Drejtësisë, KLGJ, ONM dhe KPK për tre gjyqtarë, përkatësisht të Tiranës, Vlorës dhe Gjirokastrës, për shkak të vendimeve të tyre në kundërshtim me ligjin.

Zv.kryeministri iu bëri thirrje organeve të drejtësisë dhe ndërkombëtarëve të hetojnë me kujdes veprimtarinë e këtyre tre gjyqtarëve.

“I jam drejtuar me dosje të posaçme ministres së Drejtësisë, KLGJ, ONM, KPK për tre gjyqtarë, një prej gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Tiranës, për një çështje në kundërshtim me ligjin, për një gjyqtar të Vlorës, që ka vendosur për tre çështje brenda një minute, dhe për një gjyqtar të Gjirokastrës, i cili ka liruar nga bllokimi gati 7 tonë ushqime të bllokuara nga AKU, pasi ishin afër datës së skadencës. Për secilin nga këta gjyqtarë i kam kërkuar institucioneve të kenë në vëmendje veprimtaritë e tyre, deklaroi zv.kryeministri.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb