TIRANË – Deputeti i PS-së Erjon Braçe propozon që Kuvendi i Shqipërisë të hapë “kartat” e Shërbimit Informativ Kombëtar. Sipas Braçes, ka ardhur koha që SHISH të bëjë transparencën duke nisur nga çështjet e lëna pezull së fundmi: Skandali i përgjimeve të zyrtarëve të lartë dhe opozitës nga qeveria “Berisha”.

“Ka një çështje pezull së fundmi, – shkruan Braçe në Fb. – Çështja e përgjimeve të një grupi të gjërë politikanësh. Mund të jetë veprim i kryer edhe përkundër qytetarëve të ndryshem, përsa kohë një aktivitet i tillë është tërësisht jashte kontrolli. Duhet zgjidhje, duke nisur nga transparenca për çështjet e vjetra deri tek ëkto të fundit, të rejat.”

Braçe gjithashtu propozon të hidhet dritë mbi SHIK-un, “rekrutimet, metodat, vrasjet, aktivitetin kriminal të këtij institucioni!”

Sipas tij, “Shërbimi Informativ Kombëtar ka qënë një prej strukturave më kriminale në vitet 1992-1997, mbështetur fort në rekrutime kriminale, metoda kriminale, përfshirë në vrasje e zhdukje personash, aktivitet kriminal në fushën ekonomike e të trafiqeve të ndaluara, për të ardhur në përfshirjen kriminale në rezistencën e regjimit të parë të Sali Berishës ndaj revoltes popullore të dimrit 1996 – pranverës 1997! Të paktën, për rrëmbimin, torturimin, vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës,”- nënvizon ai.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: