Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka kritikuar sërish qeverinë në lidhje me fiskalizmit në vend, ndërsa ka bërë thirrje që të ecet përpara me këtë proces.

Nga foltorja e Kuvendit Braçe tha se nga mungesa e fiskalizmit të tregut të bujqësisë, ky sektor do të marrë goditje të madhe.

“I dyti shqetësim që kam ka të bëjë me tregun e ushqimit, produkteve të freskëta. Tregu është i pafiskalizuar. Sot që flasim nuk funksionon fatura, por copa letre dhe llafet. Abuzim marramendës. Domatja që del nga Divjaka, 60-65 lekë, të shitet në mes të Tiranës me 220 lekë. Paratë që duhet të marrin bujqit, i marrin tregtarët. Ky treg duhet të formalizohet më shpejt. që nga prodhuesit, grumbulluesit dhe tregtarët me pakicë e shumicë. Përndryshe do të dështojë çdo politikë mbështesë. Qeveria është tërhequr njëra pas tjetrës, por godita në bujqësi do të jetë goditëse në krahun e ofertës. Krijimi e një zinxhiri të madh borxhesh që rëndojnë Ka grumbullues që kanë përfituar miliona euro në kurriz të bujqve. U prodhua produkti, u shit duhen paratë për të rimbjellë prodhimet. Fiskalizmi në këtë treg është jetik!”, tha Braçe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: