TIRANE – Deputeti socialist Erion Braçe nga foltorja e Kuvendit ka kritikuar Qeverinë se nuk është e pranishme në sallën e Parlamentit në një kohë kur diskutohet një marrëveshje e rëndësishme me SHBA për lëndët narkotike. Ndërkaq, duke u ndalur tek kjo marrëveshje, Braçe thotë se beteja me narkotrafikun nuk është e fundme, por vijon.

“Qeveria ka zgjedhur të mos jetë për të dytën seance rresht dhe bën pushim dreke, pavarësisht punës që ka marrë në kurriz. Fjalimi i Topallit është tipiku i përsëritur në këtë sallë, me ca fjali qaramane që nuk i vlejnë askujt. Por këtu vështirë të bësh diskutosh në këtë Kuvend, pasi nuk k debat. Sa herë që Topalli çohet këtu nuk ngjan me atë personalitetin e 8 viteve të shkuara, po thjesht me një lajmëtare vdekjesh.

Jam në dilemë të flasësh apo të mos flasësh në këtë Kuvend. Për shkak të rëndësisë së marrëveshjes dua t’i them dy fjalë. Beteja me narkotrafikun nuk është e fundme, si çdo gjë e ndaluar në fakt, por edhe pse narkotrafiku mbi të gjitha është ekonomi. Në një vit e gjysmë ka ndryshuar vetëm vullneti politik”, tha Braçe.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb