*Berisha: S’jam takuar me Millosheviçin, per Hoxhen me tregoi Demaci
*Noka: Tahiri trego ku eshte Stafuka, mos permend ngjarje qe kane ndodhur kur i ke pasur buzet me qumesht

TIRANE- Kërkesa e djalit të Remzi Hoxhës për të gjetur eshtrat e babait të tij, është bërë sot pjesë e Kuvendit të Shqipërisë. Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha për të ndihmuar djalin e Remzi Hoxhës për këtë çështje. Braçe tha se familjarët e Hoxhës, duhet të kenë “të paktën një varr ku ta qajnë”. Ndërkaq, deputeti socialist i kërkoi ministrit të Brendshëm që të sjellë në Shqipëri Ilir Kumbaron.

“Ju dhe unë e njohim Remzi Hoxhën. Nuk di në ç’rrethana e keni njohur ju, unë e kam njohur në si gazetar i “ZP”. Rezmi Hoxha jo vetëm nuk është më, por iu zhdukën edhe kockat. Jemi në ditët kur familjarët kërkojnë të kenë të paktën një varr, ku ta qajnë. Keni detyrimin si prind, si vëlla, t’i thonë se ku janë eshtrat e Remzi Hoxhës. Të kërkoj vetëm një gjë. Ja ke borxh ti, unë, dhe kushdo tjetër. T’i tregojmë ku janë, apo t’i dorëzojmë eshtrat e babait. Ju bëra një thirrje humane për këtë gjë. Siç i bëj thirrje ministrit të Brendshëm, që pa diskutim, ashtu si çdo keqbërës tjetër, ashtu të sjellë edhe kasapin e atij regjimi. Ilir Kumbaron ta sjellë”, tha deputeti Braçe.

Berisha: Rastin e tij për herë të parë ma ka ngritur Adem Demaçi

Ish-kryeministri Sali Berisha është përgjigjur pas akuzave të deputetit socialist Erion Braçe për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Berisha tha se nuk impresionohet nga përdorimi politik i kësaj ngjarjeje dhe se për Remzi Hoxhën ka dëgjuar nga Adem Demaçi dhe jo më parë. Berisha ka mohuar gjithashtu takimin tresh në Maqedoni me Sllobodan Millosheviçin dhe presidentin e Maqedonisë.

“Lidhur me çështjen e Remzi Hoxhës. Çdo njeri i zhdukur, i vrarë është një keqardhje dhe një dhimbje. As nuk jam impresionuar dhe as nuk impresionohem kurrë nga përdorimi politik i cilido ndodhie. Rastin e tij për herë të parë ma ka ngritur Adem Demaçi, jam marrë me të gjitha mundësitë e mia. Nuk kisha patur kurrë informacion më parë dhe se kisha dëgjuar kurrë. U tha se kishte marrë pjesë në atentatin e Gligorov, nuk kam patur asnjë informacion. U tha se ka marrë pjesë në atentatin për Berishën, nuk kam patur asnjë informacion. U tha më vonë që Arkani ishte takuar në Shkodër me Gazideden, as këtë Pjetër Arbnori s’ma kishte thënë kurrë. Akti që kam tentuar t’i bëj Sllobodanit, atë që ka tentuar edhe ai të më bëjë mua. Unë kisha dënuar takimin tresh të iniciuar nga Micotaqis. Nuk mund të isha unë për takime bilaterale me Millosheviçin, i bëtë ju. Unë ika në opozitë, shërbimin sekret e mori një agjent i dy shërbimeve të huaja. Gjënë e parë që bëri Klosi, zhduku dosjen e tij. Dosja rindërtohet plotësisht për Fatos Klosin, për çdo hap dhe vendim të tij. Mendoni se po kursen, si ka mundësi që Klosi nuk bëri hetimin. Pse? Si ka mundësi që Arben Rakipi, u bë legjendar nuk formuloi dot akuzën më të vogël. Konstatova pastaj se çdo zgjedhje do të dilte në skenë ky problem. Për këtë problem qeveria ime ka patur zero informacion. Nuk ekziston asnjë informacion i vetëm. Vazhdoni trilloni sa të doni. Kam kënaqësi kur dëgjoj që jetoni në kohën time dhe do vazhdoni të jetoni. Koha ime është koha ime”, deklaroi Berisha.

Tahiri: MB do bëjë cfarë është e mundur të sjellë Kumbaron në Shqipëri

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u zotua se dikasteri që ai drejton do të bëjë cmos që të sjellë para drejtësisë Ilir Kumbaron, i akuzuar si autor i torturave cnjerëzore në kohën e SHIK-ut të vitit 1996.
Tahiri duke iu drejtuar opozitës theksoi se torturat e Kumbaros bënë që Remzi Hoxha të mos dilte i gjallë nga dhomat e SHIK.

“Një prej të dënuarve në cështjen Remzi Hoxha është Ilir Kumbaro. Të bëhet cfarë është e mundur të vuajë dënimin në Shqipëri. MB ka për detyrë të bëjë cdo gjë që ta sjellë në Shqipëri, edhe pse në kohën tuaj gjithcka u shty me dashje që Kumbaros t’i kalonte cdo afat në shtetin anglez.
Ish-kryeministri është kontaktuar në zyrën e tij nga familjarët e Remzi Hoxhës që ti sillnin familjarin gjallë. Prokuroria u ende dyerve të policisë që keni drejtuar ju nëse targa e makinës i përkiste SHIK apo jo. Madje Gjërgji Jorgo, Agim Shehu, zv ministër në mos gaboj në atë kohë, Bashkim Gazidede, drejtor i SHIK, të gjithë në varësi personale institucionale të Sali Berishës nuk i kthenin përgjigje Prokurorisë nëse targa e makinës i përkiste apo jo SHIK.
Rezmi Hoxha, Avdyl Loshaj e Ziso Kristopulli u cuan në Vain të Lezhës, nga ku njëri prej tyre nuk doli dot më i gjallë”.
Rezmi Hoxha, Avdyl Loshaj e Ziso Kristopulli u cuan në Vain të Lezhës, nga ku njëri prej tyre nuk doli dot më i gjallë.
Ministria e Punëve të Brendshme do bëjë c’është e mundur për të sjellë para drejtësisë shqiptare, të vetmin autor të torturave, Ilir Kumbaron”.

Noka: Të flasë për një ngjarje kur i ka pasur buzët me qumësht, ky është ministri Tahiri. Por përpara kësaj ky të thotë se ku është Stafuka, cfarë hetimi është ndërmarrë, ku është zhdukur ky njeri, të flasë për vrasjen e shokut të tij të ngushtë dhe pastaj për cfarë ka ndodhur kur ka qenë ai fëmijë me buzët me qumësht

Meta: Po flisni jashtë procedurës, nuk ju ndërpreu as emrin

Noka flet pa mikrofon…

Gjiknuri: O Flamur dëgjo njëherë, pastaj fol…

(el.sp/m.k/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: