TIRANË – “Marrëveshja shpëtoi mandatet e tyre, madje shpëtoi edhe partinë e tyre, që për pak do të ishte për të disatën herë, kashtë e k..e” – Me të tilla fjalë ka qetësuar simpatizantët e së majtës, sot, deputeti socialist Erion Braçe, duke iu kthyer përgjigje, komenteve dhe mesazheve të tyre në Fb.

“Ju kuptoj shumë mirë, – shkruan Braçe,- por nuk kemi dhënë asgjë nga mandati që na ka dhënë populli; nuk kemi hequr dorë nga shumica e cilësuar e krijuar nga populli me votë, e njohur si legjitime dhe e pakonstestuar nga kërrkush. Kemi shkruar në një letër vetëm atë që kemi bërë deri tani. Po, unë isha kundër e jam sërish kundër, sepse kjo marrëveshje shpëtoi mandatet e tyre, madje shpëtoi dhe partinë e tyre, që për pak do të ishte për të disatën herë, kashtë e k..e. Ata s’e meritojnë këtë,” – thekson deputeti i PS-së – Janë po ata që nuk u penduan kurrë, i dolën zot vrasjeve dhe mbrojtën cilindo, nga fashisti urdhërues Sali Berisha deri tek krimineli me rrobën e shtetit, që tërhoqi këmbëzën.

Hakërrimi sot i atij që drejton grupin e PD-së në Parlament ndaj nesh, duke mezishqiptuar “se mos mendoni se ne jemi këtu për të shpëtuar mandatet”, është tërësisht qesharak. Ishin për mandatet! Për asgjë tjetër,”- përfundon Braçe.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb