TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka bërë një zotim publik, duke deklaruar se nëse qeveria ashtu siç është thënë do të blejë “Jaguarë”, atëherë ai do ta lërë detyrën që ka dhe nuk do të jetë më pjesë e PS­-së.

Këtë deklaratë Braçe e ka bërë në një intervistë me gazetarin Enkel Demi në TVSH, teksa ka siguruar se në buxhetin e vitit të ardhshëm nuk do të ketë blerje Jaguarësh.

“Shpenzimet operative në buxhetin e shtetit janë më pak se vitin e shkuar. Nuk do të ketë as blerje Jaguarësh. Vitin e ardhshëm nuk do të ketë blerje makinash për qeveritarët. Ia thashë dhe Berishës që të shikojë buxhetin se nëse ka Jaguarë unë e lë detyrën dhe dal nga Kuvendi”,­ tha Braçe.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: