Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka folur me tone kritike ndaj qeverisë në lidhje me situatën e bujqësisë në vend.

Gjatë një interpelance të thirrur prej tij në Kuvend, me ministren e Bujqësisë Frida Krifca, Braçe evidentoi rritjen e kostove të prodhimit nga fermerët dhe kërkoi nga qeveria të publikojë ndihmën e dhënë për bujqit në këtë situatë.

Ai nxorri emrat e grumbulluesve që blejnë me një çmim minimal shalqinin në zonën e Myzeqesë dhe në rajon e shefin disa fish më shtrenjtë.

“Heshtja për një kulturë aq masive sa çështë shalqini dhe që po zë një peshë shumë të rëndësishme të të gjithë eksportit nga Shqipëria në të gjithë Europën është e papranueshme. Kam monitoruar të dielën deri të martën që ishin ditët e krizës së shalqinit. Sot është dita e të vërtetës, pas një deklarate të gjatë të grumbulluesve që po i dilnin për zot dhe po i shpëtonin jetën bujqërve dhe që unë po ua shkatërroja e kështu me rradhë”, tha Braçe.

Sipas tij “Tomato Al ka shitur ditën e dielë me 23.8 lekë. Të gjithë ata që na dëgjojnë e dinë që të dielën është mbledhur shalqini vetëm me 9 deri në 10 lekë. Romir Shpk është më interesanti, ka shitur të dielën 220 tonë shalqi në Kosovë, e ka mbulur me shalqi. Me 15.5 lekë. LB Fruits 2006, ka shitur në Hungari me 40 lekë. U vjen gjynah këtyre njerëzve që bujqve shkojnë ua marrin me 8-9 lekë për kg dhe për vete e shesin 40 lekë për kg. Fraeno e ka mbledhur në Kosovë me 12 cent dhe 14 cent në Bosnje, ndërkohë që e ka blerë me 8 lekë. Doni Fruits ia shet vetes njëherë me 12 cent, njëherë me 11 cent”.

“Këta janë pjesë e një karteli që po bëjnë një lojë të ndyrë pa fund në kurriz të bujqve të Divjakës dhe Lushnjes. Këta nuk grumbullojnë për 5-6 ditë me rradhë dhe e bëjnë që çmimi të bjerë poshtë. Po këta eksportojnë me çmime qesharake me çmimet që do ti dëgjoni se cilat janë çmimet me të cilin e shesin në Europë”.

“Doni Fruit ka shitur të hënën me 26.18 lekë në Zvicër. Ka shitur në Kosovë me 13 cent, ia shiti vetes. Fraeno shet në Bosnje me 15 cent dhe në Slloveni me 22 cent. Është Besim Thaçi që shet në Kosovë me 15 cent, Agro Con në Vilnius me 19 cent. Gazmir Kavaja shet me 7 cent. Po si i del që e grumbullon me 7 lekë dhe e shet me 7 cent? Kjo është loja. Gazmir Kavaja shet në Hollandë me 18 cent. Nga 7 cent e shet me 18 cent. Tani po shesin në europë me 4 herë më shumë nga sa e grumbullojnë.  Ky është shqetësimi që unë kam, prandaj bërtas”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb