TIRANE– Me koston e një “Redbulli” dhe dy ‘Bake rolls’-ave e ka krahasuar deputeti socialist Erjon Braçe, koncesionin prej 360 milionë euro të kohës së qeverisjes së PD. Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, deputeti Socialist është shprehur se është abuzuar me mundësitë që ofron ligji.

Gjatë diskutimit të projektligjit për koncesionet, Braçe akuzoi qeverinë e kaluar se nuk është treguar korrekte me dhënien e konçensioneve dhe se qeveria ka abuzuar me dhënien e koncesioneve.

Braçe ka akuzuar PD se gjatë qeverisjes i ka shitur koncesionet që kishin vlerë 360 milionë euro për 490 lekë, sa një “Redbull” dhe dy ‘Bake rolls’-a.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb