TIRANË – Partia Demokratike nuk pranon të firmosë marrëveshjen me PS-së, pasi ish-Kryeministri Berisha kërkon t’u djegë mandatet, deputetëve kundërshtarë të tij brenda kësaj partie. Në këtë konkluzion ka dalë, deputeti i PS-së Erion Braçe, pas negociatave që ende vazhdojnë ndërmjet palëve pas mosnënshkrimit të marrëveshjes nga PD-ja për kthimin ne Kuvend.

“Tani nuk është më marrëveshje, – shkruan Braçe në Fb – s’ka lidhje as me maxhorancën e as me Qeverinë. Ne pranuam marrëveshjen e s’mund të pranojmë asgjë mbi atë marrëveshje të konfirmuar nga dy negociatorët e PE-së. Jo! Tani është e thjeshtë: Hakmarrje e Sali Berishës kundër një grupi deputetësh në PD. Kërkon qartë t’i zhdukë të gjithë, t’u djegë mandatet e të mos i kandidojë më për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

Ata janë shfaqur haptazi si kundërshtarë të tij, Aai po kërkon t’i zhdukë. Në këtë pikë, ne mazhoranca jemi tërësisht menjanë. Nuk mund të marrim pjesë në një therje të re të Berishës brenda PD—së,”- ka theksuar Braçe.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb